Maqedoni
Një person 50-vjeçar nga Ohri e ka humbur jetën gjatë ngarkimit të drunjve
23.11.2016 21:29
Një person e ka humbur jetën gjatë ngarkimit të drunjve për ngrohje në një vagon në Kërçovë, kumtoi sot policia...

D.J. (50) nga Ohri dje rreth orës 13:20 në stacionin hekurudhor në Kërçovë gjatë ngarkimit të drunjve për ngrohje në vagon nga kamioni "Mercerdes" me targa ohridase, u rrëzua dhe vdiq në vendin e ngjarjes.
Me automjet të ndihmës mjekësore është dërguar në Qendrën mjekësore - Kërçovë, ku u konstatua vdekja.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer prokuroria publike dhe ekip o Stacionit policor - Kërçovë.
Pas urdhërit të prokurorisë publike mbi trupin e të ndjerit dio të kryhet autopsi, kumtoi MPB-ja./Mia
