Amerika përdor dronët në kufirin mes Tunizisë dhe Libisë
24.11.2016 09:20
Presidenti i Tunizisë ka konfirmuar se Amerika....

Presidenti i Tunizisë ka konfirmuar se Amerika përdor dronët ushtarakë në kufirin mes Tunizisë dhe Libisë, por mohoi lajmin për ndërtimin e një baze ushtarake amerikane në Tunizi.
Taxhi Kaed Al Sabusi, president i Tunizisë, deklaroi se SHBA po përdor dronët për të vëzhguar lëvizjet e grupeve terroriste në kufirin mes Tunizisë dhe Libisë dhe shtoi se aktualisht 70 oficerë amerikanë po trajnojnë oficerët e ushtrisë tuniziane në kuadër të luftës kundër terrorizmit.
Më parë disa media kishin raportuar se Amerika shfrytëzon bazat ushtarake të Tunizisë për kryerjen e operacioneve të spiunazhit në Libi.
