Alarm i rremë për bombë në aeroportin e Shkupit

24.11.2016 09:15

Aeroplani i kompanisë “Turkish Airlines” mbrëmë nuk fluturoi nga aeroporti i Shkupit....

Aeroplani i kompanisë “Turkish Airlines” mbrëmë nuk fluturoi nga aeroporti i Shkupit për në Stamboll nën dyshimin se kishte bombë, por pas kontrollit ishte i rremë, dhe asgjë serioze.

Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim dhe sektori për antiterrorizëm e lejoi aeroplanin e “Turkish Airlines” të fluturojë për në Stamboll.

Jozyrtarisht, në një qese e njërit prej udhëtarëve, shtetas turk, u zbulua pajisje e padeklaruar elektronike.

Aeroplani shpejt u shkarkua dhe menjëherë u dërgua në një vend të sigurt.

Pas kontrollit të hollësishëm të avionit dhe bagazheve të udhëtarëve, në kontrollin ajror në Petrovec është konfirmuar se aeroplani është i sigurt.

Në aeroplanin e linjës nga aeroporti i Shkupit për në Stamboll ishte edhe Ivanovi dhe delegacioni i tij, në të cilën kishte edhe gazetarë, të cilët nga Stambolli do të fluturonin për në Madagaskar.