Komuna e Kërçovës e miratoi Strategjinë e Këshillit rinor lokal
24.11.2016 09:09
Këshilli i komunës së Kërçovës dje në seancën e 48-të e miratoi....

Këshilli i komunës së Kërçovës dje në seancën e 48-të e miratoi Strategjinë për veprim të Këshillit rinor lokal.
Strategjia është përpunuar së bashku me OSBE-në pas anketës me të cilën janë përfshirë 500 njerëz.
Miratimi i saj posaçërisht është përshëndetur nga kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.
Në seancën e Këshillit komunal u bë fjalë edhe për më shumë çështje nga sfera e infrastrukturës për të cilat, siç theksoi udhëheqësi i sektorit financiar Burim Kadriu, Komuna do të mundohet të intervenojë. (mia.mk)
