Konferencë "Përforcimi i bashkëpunimit mes institucioneve juridike nga Ballkani Perëndimor"

24.11.2016 09:47

Me moton "10 vjet trajnim profesional gjyqësor në kuadër të së cilës janë mbajtur disa ngjarje....

Me moton "10 vjet trajnim profesional gjyqësor në kuadër të së cilës janë mbajtur disa ngjarje, ndërsa me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të ekzistimit të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik "Pavel Shatev" sot dhe nesër në Shkup, do të mbahet konferencë rajonale me temë "Përforcimi i bashkëpunimit mes institucioneve juridike nga vendet e Ballkanit Perëndimor".

Qëllimi i konferencës është që të bashkohen drejtorët e institucioneve për trajnim juridik nga Ballkani Perëndimor dhe përmes prezantimeve të arritjeve të deritanishme të shkëmbehen idetë për përforcim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit mes këtyre institucioneve. Konferencën do ta hapin drejtoresha e Akademisë, Aneta Arnaudovska, sekretari i përgjithshëm i Rrjetit evropian për trajnim gjyqësor EJTN, Vojçeh Postulski dhe drejtuesi i Sektorit për fonde, GIZ ­ Fond i hapur rajonal për Evropën Juglindore ­ Reformë juridike, Kristofer Uill.

Në Konferencë është paralajmëruar edhe prania e drejtorëve të institucioneve për trajnim gjyqësor nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Turqia, Serbia, Mali i Zi, Bosjae Hercegovina, dejtorët e Akademisë evropiane për administratë publike (EIPA) nga Luksemburgu dhe Akademia e të drejtës evropiane (ERA), sekretari i përgjithshëm i Rrjetit evropian për trajnim profesional EJTN, përfaqësues të Këshillit të Evropës, Këshillit rajonal për bashkëpunim, si dhe përfaqësues të organeve dhe trupave të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik. Konferenca është në organizim të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik "Pavel Shatev", ndërsa nlë bashkëpunim me Fondin e hapur rajonal për Evropën Juglindore ­ reforma juridike (GIZ). (mia.mk)