LGBT: Të drejtat tona të futen në agjendat partiake

24.11.2016 13:20

Bashkësia për qasje kritike të gjinisë dhe seksit “Fronti subversiv” në prag të zgjedhjeve parlamentare, që do mbahen më 11 dhjetor, e filloi fushatën me titull “Voto për barazi”.

Bashkësia për qasje kritike të gjinisë dhe seksit “Fronti subversiv” në prag të zgjedhjeve parlamentare, që do mbahen më 11 dhjetor, e filloi fushatën me titull “Voto për barazi”.

Qëllimi i fushatës është të vendoset barazia e njerëzve në agjendën politike publike të LGBD-së, jo vetëm për kohën e fushatës së zgjedhjeve të parakohshme, por edhe pas kësaj. Antonio Mihajlov nga “Fronti subversiv” thotë se para fushatës janë takuar me partitë politike dhe u kanë dorëzuar pyetësor për përfaqësimin e LGBT-së në  programet e tyre politike. Vetëm pesë prej partive janë përgjigjur: LSDM, PDL, PL, DOM dhe E Majta.

“Përshtypja e përgjithshme është se partitë politike në masë shumë të vogël i kushtojnë vëmendje pyetjeve dhe problemeve në lidhje me popullatën e LGBDI-së. Vetëm në programet e partive politike e të orientuarve majtist përmenden këto pyetje. Atje ku më së shumti janë përfaqësuar, fuqia e vet partive është shumë e vogël në skenën politike. Ky është rezultat hetero partiarkal, të cilët duke u frikuar se mos të humbin votat ose votuesit e mundshëm të caktuar, nuk e ngritin  zërin për mbrojtjen e të drejtave njerëzore të personave të LGBT-së”,- thotë Mihaljov.

Fushata është pjesë e strategjisë më të gjerë për të inkurajuar pjesëmarrjen politike të më shumë personave të LGBD-së në Maqedoni.

Ashti siç thonë nga organizata,është vetëm njëra prej instrumenteve për përparimin e barazisë.

Në kuadër të fushatës, më 5 dhjetor do të mbahet edhe konferenca e parë kombëtare e LGBT-së në Maqedoni, në të cilën përfaqësuesit e partive politike dhe institucionet shtetërore do të debatojnë për përparimin e gjendjes së personave të LGBT-së në vend.

Njëkohësisht do të jenë të përfaqësuar edhe ndryshimet e propozuara dhe plotësimi i Ligjit për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi si dhe Kodi penal, me të drejtë të pranohet dhe të mbrohen personat e diskriminuar të LGBT-së, fjalimi për urrejtjen dhe keqpërdorimi i urrejtjes, të bazuara në orientim seksual dhe identitet gjinor.