Shpërthim në Turqi, dy të vdekur dhe 16 të plagosur

24.11.2016 13:45

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur...

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një makine jashtë një ndërtese qeveritare në qytetin Adana të Turqisë.

Guvernatori i Adanas, Mahmut Demirtas, i tha Agjencisë Anadolu se shpërthimi mund të ketë qenë sulm vetëvrasës, i kryer nga një grua. Ai tha se shpërthimi ka ndodhur pranë hyrjes në zyrën e tij.

Omer Celik, ministër i ngarkuar me çështje të Bashkimit Evropian, e përshkroi shpërthimin si “sulm terrorist”.

Dhuna në Turqi vazhdon për më shumë se një vit. Përgjegjësinë për sulmet vdekjeprurëse e kanë marrë herë militantët kurdë, herë ata të grupit “Shteti Islamik”.