Tokio, bie bora e parë në nëntor pas 54 vitesh

24.11.2016 14:08

Në kryeqendrën japoneze, Tokio, ka rënë bora e parë në nëntor....

Në kryeqendrën japoneze, Tokio, ka rënë bora e parë në nëntor, pas 54 vitesh.

Banorët e Tokios janë zënë në befasi, pasi temperaturat në këtë kohë zakonisht sillen nga 10 deri në 17 gradë celsius.

Bora e papritur ka shkaktuar vonesa në transportin publik. Stacioni Meteorologjik i Japonisë ka kujtuar se kjo është “bora e parë e nëntorit” që nga viti 1962.

Vitin e kaluar, bora e parë në Tokio ka rënë në janar.