Maqedoni

Ndotja e ajrit, kërkohen masa imediate për uljen e ndotjes

24.11.2016 15:35

Ndotja enorme e ajrit është fenomen shqetësues, që mund të përkeqësohet nëse nuk merren masa imediate...

“Ne po helmohemi me ajrin e ndotur që e kemi sot. Askush nuk e di pse ajri është i ndotur. Nuk është problem i vogël ajri i ndotur, shumica e njerëzve vdesin prej kësaj”,- tha një nxënës.
 
Ekspertët kërkojnë shfrytëzim të resurseve energjetike natyrore. 
 
“Vendin e presin pasoja katastrofale, ne nuk i shfrytëzojmë burimet e ripërtërishme që i kemi pa pagesë, si energjia diellore”,- tha profesori, Ilija Nasov.
 
“Qeveria e ardhshme të ratifikojë Marrëveshjen e Parisit dhe të përqendrohet në uljen e varësisë ndaj qymyrit”,- theksoi Antonio Ivanovski nga OJQ “Go Green”.
 
Ditëve të fundit niveli i ndotjes në Shkup arriti në 12 herë më shumë se normalja. Ambientalistët propozojnë masa konkrete për uljen e  ndotjes, si: Transport publik falas, presion ndaj industrive që t’u përmbahen standardeve ekologjike dhe sidomos në ditët me mjegull, ku niveli i ndotjes është më i lartë, qytetarët është mirë të mos dalin pa nevojë nga shtëpia ose përdorin maska për t’u mbrojtur nga ndotja e ajrit. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ