Ta ngremë vetëdijen për donim të organeve
Manifestimi organizohet në bashkëpunim me shoqatën "Maktransplant", ISHP Klinika universitare për sëmundje të fëmijëve, Koordinatorja kombëtare për transplantim dr. Aspazija Sofijanova, ndërsa nën patronazh të "Novartis"-it......

Manifestim publik pesëorësh për ngritje të vetëdijes për donimin e organeve si akt më i lartë i humanizmit do të mbahet sot në sheshin Maqedonia nën moton "A e di?" në kuadër të së cilës do të promovohet edhe numri i ri i revistës rrugore "Ballë për ballë" e cila në përqëndrim e ka këtë tematikë.
Manifestimi organizohet në bashkëpunim me shoqatën "Maktransplant", ISHP Klinika universitare për sëmundje të fëmijëve, Koordinatorja kombëtare për transplantim dr. Aspazija Sofijanova, ndërsa nën patronazh të "Novartis"-it.
Ngjarja ka parashenjë edukative, ndërsa theks do të vendoset edhe në rrëfimet personale për donim të cilat do të ndahen nga donatorë dhe marrës të organeve.
Qytetarët nga ora 12 deri në orën 17 do të mund të nënshkruajnë kartela me ç'rast simbolikisht do ta mbështesin fushatën për donim të organeve "Dhuro organ, dhuro jetë" që shoqata "Maktransplant" e cila filloi në fund të vitit të kaluar.
Vullnetarë të organizatës jopërfituese të studentëve të mjekësisë EMSA në stenda promovuese do të ndahen materiale edukative, ndërsa shitësit e "Ballë për ballë" me mbështetje të sportistes Natasha Ilievska dhe aktorët Gorast Cvetkovski dhe Besfort Idrizi dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit qytetarëve do t'ua ofrojnë numrin e ri të "Ballë për ballë".
