Botë

Zjarr në Tel Aviv, flakët e mëdha kapluan transportin publik

24.11.2016 17:57

Një zjarr i madh ka kapluar qytezën në afërsi të kryeqytetit Izraelit, Tel Aviv, me ç’rast ka djegur dhjetëra autobusë dhe vetura të cilat veprojnë në kuadër të transportit publik...

Ekipet e emergjencës, përfshirë këtu njësitë e zjarrfikësve dhe ambulancat, shpejtuan në vendin e ngjarjes, ndërsa policia mbylli disa rrugë si pasojë e intensifikimit të zjarrit dhe përhapjes së tymit.
 
Këtë zjarr e ka ndihmuar në përhapje era e fuqishme dhe ajri i thatë, ku zjarri është shpërndarë në pjesën qendrore dhe veriore të Izraelit, duke bërë që shumë shtëpi të digjen.
 
Edhe pse pasojat e kaplimit të zjarrit mbeten ende të paqarta, Policia izraelite nuk e përjashtoi mundësinë që zjarri të ishte shkaktuar qëllimisht.
 
Akoma nuk ka njoftim për të vdekur, por vetëm për disa të lënduar rëndë.