Maqedoni

Shoqata për Fibrozë Cistike: Në listën pozitive të ketë ilaçe për terapi

24.11.2016 18:30

Shoqata e Fibrozës Cistike kërkon që në listën pozitive të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë...

Shoqata e Fibrozës Cistike kërkon që në listën pozitive të Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë të përfshihen edhe ilaçet për terapinë simptomatologjike për të prekurit nga kjo sëmundje.

Kjo u tha sot me rastin e shënimit të Javës Evropiane të Fibrozës Cistike. Kryetarja e kësaj shoqate, Snezhana Bojçin, tha se shumë antibiotikë, antifungicidë, terapi mbështetëse, multivitamina, shtesa hiperkalorike nuk janë në listën pozitive.

“Ne përfundimisht sivjet e kuptuam se edhe fibroza cistike është shënuar në programin për sëmundje të rralla, megjithatë aty nuk ka barëra orfan. Të sëmurët sivjet për herë të parë u bënë me Qendër për Fibrozë Cistike, e bërë në pajtim me standardet evropiane për trajtim, në të cilin ka tetë dhoma me izolim, që janë të rëndësishme në parandalimin e infeksioneve intrahospitale te të sëmurët dhe parë në afat të gjatë do ta ulin koston e shërimit”,- tha Bojçin.

Java Evropiane për Fibrozë Cistike është nismë panevropiane, e cila ka për qëllim që ta ngrisë vetëdijen publike për fibrozë cistike dhe ta barazojë trajtimin e sëmundjes në të gjitha vendet evropiane.

Fibroza cistike është sëmundje gjenetike, e cila është e zakonshme te popullata e bardhë në Evropë.