Botë

Do shiste nxënësen për 8000 paund, arrestohet mësuesja

24.11.2016 21:54

Një 52-vjeçare me profesion mësuese është arrestuar nga autoritetet ukrainase nën akuzën e trafikut të qenieve njerëzore....

Galina Kovalenko, e cila ka humbur vajzën e saj në një aksident automobilistik, akuzohet se po planifikonte të shiste nxënësen 13-vjeçare një organizate të mundshme kriminale në trafikun e organeve të qenieve njerëzore.
 
Nga hetimet e autoriteteve ukrainase rezulton se ajo do e shiste 13-vjeçaren, e cila vinte nga një familje e varfër, për shumën e 8.050 paundëve. Shumë të cilën pretendohet se ajo do të paguante borxhet e saja. 
 
Bashkëshorti i 52-vjeçares, një ish-polic, ka dalë në mbrojtje të saj duke akuzuar ish-kolegët se kanë organizuar këtë komplot ndaj gruas së tij. 
 
52-vjeçarja, e cila është edhe gjyshe, nëse shpallet fajtore ndaj akuzave të ngritura rrezikon një dënim deri me 15 vite burg.
 
Zyrtari i Prokurorisë në qytetin Kharkiv të Ukrainës, Vita Dubovik, deklaroi se: “Galinas nuk i interesonte shumë se çfarë do i ndodhte flëmijës. Asaj nuk i interesonte nëse ajo do të adoptohej, do kthehej në skllave, apo do t’i hiqeshin organet”./Top Channel