Ja çfarë moti do mbizotërojë sot në vendin tonë

25.11.2016 08:55

Moti sot në vendin tonë do të jetë stabil me mjegull dhe vranësira të vogla...

Moti sot në vendin tonë do të jetë stabil me mjegull dhe vranësira të vogla nëpër fushëgropa. Nga fundi i ditës dhe natës do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, në pjesët perëndimore me shi të përkohshëm e të dobët.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 4 deri në 6, ndërsa ajo e ditës prej 7 deri në 15 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ngjashëm, stabil me mjegull dhe vranësira të ulëta. Temperatura e mëngjesit do të ulet në minus 1, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 9 gradë Celsius.