Liderët politikë do të nënshkruajnë deklaratë për parandalim të dhunës familjare

25.11.2016 09:45

Në organizim të Rrjetit nacional kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës familjare....

Në organizim të Rrjetit nacional kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës familjare, sot liderët partiakë do të nënshkruajnë deklaratë për parandalim dhe mbrojtje nga forma të ndryshme të dhunës mbi gratë dhe dhunës familjare.

Me nënshkrimin e deklaratës, Rrjeti nacional e fillon fushatën "16 ditë aktivizim kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës familjare".

Me deklaratën, liderët e partive politike në Maqedoni detyrohen në ratifikim të Konventës të Këshillit të Evropës për parandalim dhe luftë kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës familjare ­ Konventa e Stambollit.

Qëllimi i Konventës është vendosja e zero tolerancës për format e ndryshme të dhunës, në të cilën janë të ekspozuara gratë. Republika e Maqedonisë është nënshkruese e Konventës nga korriku i vitit 2011. (mia.mk)