Eurodeputetët Vajgël, Kukan dhe Flekenshtajn në Maqedoni
Raportuesi i PE-së për Republikën e Maqedonisë, Ivo Vajgël...

Raportuesi i PE-së për Republikën e Maqedonisë, Ivo Vajgël së bashku me eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn do të qëndrojnë për vizitë njëditore në vend në kuadër të së cilës do të realizojnë takime me përfaqësus të partive politike, me prokuroren speciale Katica Janeva dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.
Raportuesi Vajgëll, dje para vizitës në Maqedoni, në një bisedë me korrespondentin e MIA-s nga Strasburgu, shprehi optimizëm se zgjedhjet e caktuara për më 11 dhjetor do të jenë demokratike dhe transparente, që është kusht që vendi të vazhdojë rrugës drejt integrimit evropian dhe atij euroatlantik.
“Nuk kam arsye të mos besoj, se zgjedhjet do të jenë sipas rregullave, se do të jenë demokratike, transparente. Do të ketë, kuptohet, interesa të ndryshëm. Nuk mundet brenda natës të kalohet përtej dallimeve të cilat ekzistojnë në shoqërinë e Maqedonisë ndërmjet partive politike. megjithatë, unë besoj se përgatitjet afatgjate krijuan kushte për zgjedhje normale demokratike dhe unë dëshiroj të jetë ashtu, sepse nga kjo varet rruga e mëtutjeshme e Maqedonisë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, - thotë Vajgëll.
Përmendi edhe mesazhin që do t’ua dërgoj bashkëbiseduesve të tij, me të cilët do të takohet gjatë qëndrimit në vend.
“Dëshiroj vetëm të porosis sërish, punuam gjatë në Marrëveshjen e Përzhinës dhe në realizimin e saj gradual. Mendoj se ajo është baza mbi të cilën duhet të ndërtohet ardhmëria në disa muajt në vijim. Këtë duhet ta kenë parasysh edhe votuesit se kujt do t’ia japin mandatin. Unë besoj se Maqedonia pas këtyre zgjedhjeve do të jetë më ndryshe se që është sot”, tha Vajgëll. (mia.mk)
