Ekspozitë e Fatmir Stavilecit në QIK-Shkup
Në Qendrën Informative Kulturore – Shkup...

Në Qendrën Informative Kulturore – Shkup, në sallonin e ekspozitës Imperial 1 do të mbahet ekspozitë e pikturave nga Fatmir Stavileci, piktor.
Stavileci, i lindur në vitin 1947, pas përfundimit të shkollës fillore dhe të mesme, në vitin 1967 u regjistrua në Shkollën e lartë pedagogjike, dega arti figurativ në Shkup. Ka punuar si arsimtar i artit figurativ, ndërsa e ka mbaruar edhe Akademinë e artit në Prishtinë, dega pikturë, në klasën e profesor Tahir Emrës.
Ekspozita të pavarura ka pasur në Shkup, Lubjanë dhe Novo Mesto. Prej vitit 1993 deri në vitin 2016 ka marrë pjesë në dhjetë ekspozita grupore në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër dhe Strugë.
Ekspozita e Stavilecit në QIK do të jetë e hapur deri 28 nëntor. (mia.mk)
