Konkurs për çmimin shtetëror “11 Tetori”
Prej nesër deri më 31 maj do të zgjasë konkursi për ndarje të çmimit shtetëror "11 Tetori" për vitin 2014, njoftoi Ministria e Kulturës.......

Prej nesër deri më 31 maj do të zgjasë konkursi për ndarje të çmimit shtetëror "11 Tetori" për vitin 2014, njoftoi Ministria e Kulturës.
Me çmimin jepet mirënjohje më e lartë për vepër jetësore në sferën e shkencës, artit, ekonomisë dhe në veprimtaritë e tjera nga interesi publik në Republikën e Maqedonisë.
Çmimi shtetëror "11 Tetori" i ndahet çdo vit, individëve, ndonjë grupi kirjuesish, institucioneve, shoqatave tregtare dhe shoqatave të qytetarëve nga vendi. Sipas kushteve të përcaktuara në konkurs, çmimi mund t'u ndahet edhe shtetasve të huaj, ndonjë grupi krijuesish, ekipe dhe institucione nga vendet e huaja me interes të përbashkët në Republikën e Maqedonisë.
Iniciativë për ndarje të çmimit shtetëror "11 Tetori" mund të dorëzojnë institucione, shoqata tregtare, shoqata të qytetarëve dhe qytetarë. Iniciativat duhet të dorëzohen deri te Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë - Këshilli për ndarje të çmimit shtetëror "11 Tetori", rr."Gjuro Gjakoviq" nr.61 - Shkup, Republika e Maqedonisë.
Parashtruesit është e nevojshme që ta elaborojnë iniciativën. Në tekst duhet të përmbahen të dhëna të sakta biografike për personin dhe të dhëna për institucionin, shoqatën tregtare ose shoqatën e qytetarëve, adresën e saktë, rrugën, numrin, vendin, qytetin, shtetin, të dhëna për rezultatet e realizuara në sferën në të cilën është arritur realizimi dhe të dhëna të tjera që konsiderohet se do të kontribuojnë në vlerësim. Parashtruesi i iniciativës duhet ta theksojnë emrin dhe mbiemrin e plotë të tij, titullin, firmën, adresën dhe telefonin. Teksti i iniciativës të dorëzohet në 20 kopje, ndërsa punimet, librat, publikimet, të cilat trajtohen si kontribute duhet të dorëzohen në një kopje.
Të shpërblyerit do të fitojnë diplomë, pllaketë dhe shumë në të holla, ose pesëmbëdhjetë paga mesatare mujore në Republikën e Maqedonisë të paguara gjatë tre muajve të fundit në vitin vijues.
