Tetë aksidente dje në Shkup, është lënduar rëndë një motoçiklist
Një motoçiklist është lënduar rëndë, ndërsa gjashtë persona janë lënduar....

Një motoçiklist është lënduar rëndë, ndërsa gjashtë persona janë lënduar më lehtë në pesë prej gjithsej tetë aksidenteve të evidentuara rrugore në 24 orët e fundit në Shkup. Tre aksidente janë me pasojë dëme materiale.
Siç informojnë nga SPB Shkup, policia rrugore ka sanksionuar 11 shoferë për shpejtësi më të madhe se e lejuara, dy të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, shtatë gjatë drejtimit kanë shfrytëzuar telefon celular, dhjetë kanë qenë pa patentshoferë gjegjësisht të pa regjistruar, ndërsa 29 për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Të punësuarit në MZT “Learnica” SHA Shkup sot me fillim në orën 12 do të mbajnë protestë para Kuvendit të RM-së, Qeverisë të RM-së në bulevardin “Ilinden” dhe para objekteve të tjera në rajonin qendror të qytetit.
Nesër në orën 17:30 në qendrën sportive “Jane Sandaski” në suaza të Ligës së kampionëve do të luhet ndeshje ndërkombëtare e hendbollit mes klubit të hendbollit “Vardar” dhe “Rajneken leven” nga Gjermania.
Ndeshje në Ligën e kampionëve është paralajmëruar edhe për pasnesër me fillim në orën 17:30 në qendrën sportive “Boris Trajkovski” mes “KR “Metalurg” dhe KR “Tatran Prehsov”.
