Kinë, shembet platforma e centralit, 74 të vdekur

25.11.2016 11:37

Të paktën 74 persona kanë humbur jetën...

Të paktën 74 persona kanë humbur jetën nga shembja e një platforme gjatë punimeve të një centrali të energjisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën lindore, Jingaxi. 68 prej 74 personave të vrarë në këtë incident të rëndë janë identifikuar dhe viktimat ishin të moshës ndërmjet 23 dhe 53 vjeç.

Në një deklaratë kryeministri kinez, Li Keqiang, bëri thirrje që ekipet e shpëtimit të vijojnë punën për të shpëtuar personat e bllokuar.

Incidentet vdekjeprurëse industriale në Kinë janë pothuajse të zakonshme dhe shtetasit janë të zemëruar për shkak të mosrespektimit të standardeve të sigurisë në punë.