Francë, sulmohet shtëpia e murgeshave, një e vdekur

25.11.2016 12:48

Policia anti-terror në Francë është në kërkim të një personi të armatosur...

Policia anti-terror në Francë është në kërkim të një personi të armatosur, i cili gjatë natës sulmoi me armë një shtëpi murgeshash në pension në Montpellier, ku ka mbetur e vrarë një murgeshë.

Fillimisht u raportua se personi i armatosur mbajti peng rreth 70 persona që ndodheshin në atë shtëpi murgjish, por pas ndërhyrjes së policisë personat u lanë të lirë, ndërkohë që edhe autori është në arrati.

Deri tani nuk ka të dhëna që ky mund të jetë një sulm terrorist. Trupi i viktimës u gjet jashtë ndërtesës, ndërsa policia kontrolloi, por i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Personi i cili kreu sulmin nuk ishte i njohur për autoritetet.