Ministri Lutfiu takon me ambasadorin e Italisë, Carlo Romeo
Ministri i Arsimit dhe Shkencës ,Pishtar Lutfiu realizoi takim me ambasadorin.....

Ministri i Arsimit dhe Shkencës ,Pishtar Lutfiu realizoi takim me ambasadorin e ri të Italisë në Republikën e Maqedonisë, Carlo Romeo, ku u diskutua rreth bashkëpunimit bilateral. Ambasadori Italian falenderoi ministrin për përkrahjen e deritanishme në sferat e edukimit dhe kulturës mes dy vendeve.
Ministri Lutfiu njoftoi ambasadorin Romeo për punën dhe sfidat që është ballafaquar Ministria e Arsimit dhe Shkencës për hapjen e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, duke e njoftuar për procedurën e funksionimit dhe zhvillimit të mësimit në këtë fakultet.
Gjithashtu, në takimin e realizuar u diskutua edhe çështja e promovimit të gjuhës dhe kulturës italiane në shkollat fillore dhe të mesme, si bazë për vazhdimin e mëtejshëm në arsimin e lartë në këtë sferë.
Së fundmi, ministri Lutfiu falenderoi ambasadorin Italian për vizitën e tij në ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim të mëtejshëm dhe duke i uruar sukses në postin e ri të ambasadorit.
