"Kyçu me ne, shkyçe dhunën”, fushata kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

25.11.2016 14:15

Për herë të parë në Maqedoni, 19 parti politike nënshkruan deklaratën...

Për herë të parë në Maqedoni, 19 parti politike nënshkruan deklaratën e përbashkët për parandalim dhe mbrojtje nga format e ndryshme të dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare.

“Përkushtimi i partive politike që të punojnë me intensitet më të lartë  dhe t’ia përkushtojnë vëmendjen e duhur është hapi i parë për zgjidhjen e problemit të dhunës mbi gratë dhe dhunës në familje, që prek çdo të tretën grua në Maqedoni”,- deklaroi drejtoresha ekzekutive e rrjetit kombëtar kundër dhunës ndaj grave, Elena Dimushevska.

“Ky është një hap i rëndësishëm në ballafaqimin me dhunën në familje të drejtuar kah gratë dhe fëmijët. Fakti që kjo bëhet në mes të kësaj periudhe turbulente në të cilën gjendet vendi, tregon se ka përkushtim të fortë”,- tha ambasadori i Suedisë në Maqedoni, Mat Stefanson.

“Zbatimi i dispozitave të Konventës do të garantojë ardhmëri më të sigurt për gratë dhe vajzat, dhe do të ndihmojë në shndërrimin e dedikimit të vendit ndaj barazisë gjinore në realitet”,- theksoi koordinatorja e përhershme e OKB-së, Luiza Vinton.

Fushata e këtij viti 16 ditë aktivizim kundër dhunës ndaj grave do të zgjasë deri më 10 dhjetor. Republika e Maqedonisë është nënshkruese e Konventës nga korriku i vitit 2011. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)