Gruevski: Kriza në Maqedoni merr fund me 63 deputetë
Një konvikt i ri studentor në vlerë prej 6 milionë euro, objekt i ri i Teatrit të dramës....

Një konvikt i ri studentor në vlerë prej 6 milionë euro, objekt i ri i Teatrit të dramës, sallë gjimnastike dhe pishinë të hapur në Qendrën Sportive "Boris Trajkovski", terrene të mbyllura të tenisit, teleferik nga spitali Kozle deri në Vodno të mesme, për të cilën janë planifikuar 7,4 milionë euro, rikonstruksion të plotë të spitalit "8 Shtatori" për mbi pesë milionë euro dhe përfundim të rikonstruksionit të Konviktit "Goce Dellçev" dhe amfiteatrit me 9.000 ulëse, janë këto ndër disa projekte nga programi i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit "Për një Maqedoni më të mirë", që i prezantoi në mitingun e mbrëmshëm në komunën e Karposhit në Shkupit.
Nikolla Gruevski theksoi se Zaevi i akuzon për nacionalizëm, sepse ka dashur të fusë përçarje dhe jounitet, por Grueski shtoi se shqiptarët janë partnerë të tyre të koalicionit në qeverinë dhe beneficionet nga të gjitha projektet në mënyrë të barabartë u takojnë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
“Ka dy alternativa, njëra që ndërton dhe tjera që shkatërron. Zgjedhja është shumë e thjeshtë. Këto zgjedhje së pari janë për ty dhe për familjen tënde, janë zgjedhje për një Maqedoni sovrane, unitare, evropiane, si dhe për një Maqedoni me ekonomi më të fortë. Me rëndësi është që t’i japim fund krizës në vend dhe e gjithë kjo do të mbarojë me 63 deputetë për VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë”. Kjo është garancioni kryesor për përfundimin e krizës në Maqedoni, si dhe Zaevi dhe banda e tij nuk do të vazhdojnë të destabilizojnë Maqedoninë. Çdo shqiptar, i cili të ardhmen e tij e planifikon në këtë shtet dhe në këto kufij, më ka mua dhe VMRO¬-DPMNE-në¬ për aleat, sepse ne jemi kujdesur për të gjithë qytetarët në Maqedoni. Ne kujdesemi për të gjithë njëjtë, ndërtojmë ujësjellës edhe në hapësirat maqedonase, ndërtojmë ujësjellës edhe në hapësirat shqiptare, ndërtojmë sisteme kanalizimi edhe në hapësirat maqedonase, edhe në ato shqiptare, ndërtojmë edhe në ato turke, ndërtojmë edhe në hapësirat rome. Duam bashkëjetesë dhe së bashku do të ecim përpara”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër një nga radhët e VMRO-DMPNE-së, Nikolla Popovski, theksoi se rreth 70 mijë e 140 vende të reja pune janë hapur vetëm në qytetin e Shkupit. Ulja e papunësisë në Maqedoni do të jetë një ndër prioritetet kryesore gjatë katër viteve të ardhshme, si dhe prioritet tjetër do të jetë edhe infrastruktura, sepse janë paraparë një numër i madh i rekonstruimeve të rrugëve. Sipas bartësit të listës në njësinë zgjedhore numër një, Nikolla Popovskit, programi i partisë është reale dhe e realizueshme.
Ndërsa në tubim gjithashtu foli edhe lideri i partisë GROM dhe njëkohësisht edhe kryetari i komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski.
VMRO-DPMNE dhe “Koalicioni për një Maqedoni më të mirë” mbrëmë ka prezantuar platformën zgjedhore dhe kandidatët për deputetë edhe në komunën e Aerodromit. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)
