MAQEDONI

Fakultetet e informatikës do të bashkëpunojnë me LOE-në

30.04.2014 11:07

Në nënshkrimin zyrtar të Memorandumit për bashkëpunim, do të marrin pjesë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Ivo Ivanovski dhe ai i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski.....

Oda informatiko-kompjuteristike pranë Lidhjes së Odave të Maqedonisë dhe fakultetet e informatikës në vend sot do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim.

Në nënshkrimin zyrtar të Memorandumit për bashkëpunim, do të marrin pjesë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Ivo Ivanovski dhe ai i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski.

Kryetari i Odës së IKT-së pranë Lidhjes së odave të Maqedonisë Sasha Ognenovski, do ta nënshkruajë memorandumin për bashkëpunim me Fakultetin për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike (KSHIIK), Fakultetin për shkenca kompjuterike dhe teknologjik (MIT), Fakultetin për teknologji komunikuese informatike (FON) Amerikan Kolexhin, "Shën Apostull Pavle" - Ohër dhe Universitetin "Goce Dellçev"-Shtip.

Siç thuhet në kumtesën nga Oda, ngjarja është rezultat i iniciativës për vendosje të bashkëpunimit me bashkësinë akademike, me qëllim që të rritet zhvillimi i idustrisë së IT-së.

Qëllimi i ngjarjes është lidhje e biznes bashkësisë nga kjo veprimtari me shkencën në drejtim të avancimit të sektorit të IKT-së në vendin tonë. Në të ardhmen, siç paralajmërojnë nga Oda, do të organizohen tribuna, konferenca dhe seminare për këmbim të përvojave dhe njohje me trendet më të reja të IT-së, ndërsa do të mundësohet edhe punë praktike për studentët e këtyre fakulteteteve në kompanitë anëtare të Odës së IKT-së.