Maqedoni
Gjykata Themelore vendosi: Hidhet poshtë padia ndaj Pançevskit
25.11.2016 15:19
Gjykata Themelore Shkupi 1 e ka hedhur poshtë padinë penale ndaj kryetarit të kësaj gjykate, Vlladimir Pançevski, të ngritur nga kolegu i tij, gjykatësi Ivan Xholev...

Sipas dëshmive, veprimet e ndërmarra nga i padituri nuk paraqesin ndikim në punën e gjykatësit, pasi Pançevski ka dhënë udhëzime se si të mbyllet lënda më shpejt në bazë të ligjeve, pasi e njëjta zvarritej me vite në procese gjyqësore.
Udhëzimi që gjykatësi të informojë Pançevskin se deri ku është procedura, është në kuadër të ligjeve, pasi kreu i gjykatës duhet të përkujdeset për punë më efikase të gjykatësve, thuhet në sqarim.
Në fund të hetimit u ngrit padi penale ndaj paditësit për veprën “akuza të pavërteta”.
Padia e re penale i është dërguar Prokurorisë Publike, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1.
