Maqedoni
Trajanov: Jemi për shtet unitar dhe jo për federalizim
25.11.2016 15:58
“Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi” hedh poshtë akuzat e VMRO-DPMNE-së se në Maqedoni po përgatiten plane për kantonizim dhe federalizim të vendit...

Ky subjekt politik vlerëson se partia maqedonase në pushtet po i aktualizon këto çështje pikërisht tani gjatë fushatës zgjedhore, si rezultat i faktit se janë kapur në flagrancë me krimet e tyre të bëra në të kaluarën.
“Qëndrimi i këtij subjekti politik është se ne jemi për një shtet unitar dhe se të gjitha paralajmërimet në opinion për ndonjë federalizim dhe kantonizim eventual i hedhim poshtë dhe duam t’u dërgojmë mesazhe qytetarëve se ky koalicion është garanci për stabilitetin dhe unitetin e këtij vendi”,- u shpreh Pavle Trajanov nga “Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi”.
“Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi” garon në këto zgjedhje me kandidatë për deputetë dhe ofertë politike për rritje të pagës minimale dhe të pensioneve dhe punësime të reja të qytetarëve.
REXHEP QAMILI
