Maqedoni

“Most”, vërehen parregullsi në procesin zgjedhor

25.11.2016 17:34

Nga monitorimi i Asociacionit qytetar “Most”, në periudhën 15 tetor, 20 nëntor, janë siguruar dëshmi për dhjetëra parregullsi në procesin zgjedhor...

Nga “Most” thonë se ka indikacione edhe për vepra penale dhe dëshmitë do t’i dorëzohen Komisionit për ndjekjen e parregullsive zgjedhore, që u formua në Prokurorinë Publike.
 
Shkeljet kanë të bëjnë me mosrespektimin e parimit të ndarjes së shtetit nga partia, presion ndaj të punësuarve në sektorin publik, keqpërdorim të resurseve publike, shfrytëzim të sallave komunale dhe shtëpive të kulturës për mbledhje partiake dhe tubime, dhe mosrespektim të parimit të përzgjedhjes së rastësishme të anëtarëve të këshillave zgjedhor.
 
“Nga mbi dy mijë raportet e marra, u vu re se në 43 raste, në 26 komuna, zyrtarë apo të punësuar në sektorin publik në orar të punës kanë marrë pjesë në ngjarje partiake, apo prani të politikanëve dhe partive politike në ngjarje të organizuara nga institucione publike. Në 41 raste, në 26 komuna, të punësuarve në sektorin publik u është bërë presion të marrin pjesë në tubime partiake të partisë në pushtet, e cila po ashtu në shtat raste, në 5 komuna, ka bërë presion për votim apo sigurimin e votuesve. Në shtatë raste, në gjashtë komuna, u konstatua keqpërdorim i resurseve publike, përkatësisht përdorim i veturave zyrtare për qëllime partiake”,- tha Darko Aleksov nga Asociacioni “Most”.
 
Njëherit, “Most” ka vërejtur edhe fillimin e punimeve apo përurimin e objekteve të financuara me mjete publike.
 
“Most” apelon deri te qytetarët që të vazhdojnë të paraqesin parregullsitë që kanë të bëjnë me zgjedhjet në telefonin pa pagesë: 080 080 080, apo personalisht te Asociacioni “Most”. 
 
GJYLTENE SINANI