Botë
Vota gjermane kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, përplas Ramën dhe Bashën
25.11.2016 17:55
Deputeti i Bundestagut gjerman ka deklaruar se Gjermania do të votojë kundër çeljes së negociatave...

Deputeti i Bundestagut gjerman ka deklaruar se Gjermania do të votojë kundër çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, sepse nuk i ka plotësuar rekomandimet.
Por, kjo deklaratë ka trazuar ujërat e politikës shqiptare. Kryeministri, Edi Rama, ka thënë se opozita dhe gjykatat po bllokojnë vetingun.
Ndërsa ishte Basha ai që iu kundërpërgjigj, duke thënë se Rama mundohet ta gjejë fajin tek të tjerët, pasi është pikërisht ai që po minon integrimin.
Deri dje, politika shqiptare ishte shumë e bindur se në muajin dhjetor Komisioni Europain do të caktonte një datë për çeljen e negociatave me BE-në.
LULJETA NDOKA
