LIGA E KAMPIONËVE

Reali leksion futbolli Bajernit

30.04.2014 12:53

Reali i Madridit i ka mbajtur një leksion të vërtetë futbolli kampionit në fuqi të Evropës, Bajernit të Munihut, duke i mundur këta të fundit midis “Alianc Arenas” me rezultatin e thellë 4:0.…..

Reali i Madridit i ka mbajtur një leksion të vërtetë futbolli kampionit në fuqi të Evropës, Bajernit të Munihut, duke i mundur këta të fundit midis “Alianc Arenas” me rezultatin e thellë 4:0.

Edhe pse tifozët “bavarez” besonin që skuadra e tyre do të përmbys rezultatin nga ndeshja e  parë në “Santiago Bernabeu” (0:1), një gjë të tillë nuk ju mundësuan futbollistët e tyre, të cilët sonte ishin krejtësisht të dezorientuar dhe pa përgjigje për lojën e bukur të kundërshtarit të tyre i cili sonte thjeshtë bëri një lojë të klasit të lartë, duke i shkaktuar Bajernit një ndër disfatat më të rënda viteve të fundit në Ligën e Kampionëve.

Në këtë mënyrë Reali me rezultatin e përgjithshëm 5:0  u kualifikua për në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, edhe atë për herë të parë pas vitit 2002.

Dy futbollistët më të merituar për fitoren e “madrilenëve” sonte përballë Bajernit të Munihut ishin Serhio Ramos dhe Kristiano Ronaldo që shënuan nga dy gola.

Mbrojtësi spanjoll që të dy golat i shënoi me kokë. Golin e parë Ramos e realizoi në minutën e 16-të pas një harkimi në zonë të Luka Modriç nga rivënia e këndit, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë sërish ishte ai kur mjaft mirë shfrytëzoi harkimin e Garet Bejll nga gjuajtja e lirë.

Megjithatë këtu nuk ishte edhe fundi i serisë së golave të “mbretërve” gjatë pjesës së parë, pasi Ronaldo në minutën e 34-të realizoi edhe golin e tretë në rrjetën e Manuel Nojer, ndërsa fare në fund, në minutën e 87-të portugezi me mjaft mjeshtëri ekzekutoi një gjuatje të lirë, duke shënuar edhe golin e katërt për Realin e Madridit.

Në finalen e madhe Reali do të mirëpret fituesin nga ndeshja Çelzi – Atletiko Madrid. Kjo ndeshje në program është nesër mbrëma në “Stemford Brixh”, ndërsa gjithçka do të nis nga fillimi, pasi ndeshja e parë e zhvilluar në “Visente Kallderon” kishte përfunduar me barazim pa gola. (infosport.mk)