Maqedoni
Debat, pritshmëritë nga zgjedhjet dhe BE-së
25.11.2016 18:29
Qytetarët e Maqedonisë në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të duhet ta mendojnë si referendum...

Qytetarët e Maqedonisë në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të duhet ta mendojnë si referendum, me çka kanë mundësinë që të vendosin për të ardhmen e tyre dhe të vendit, theksoi ish diplomati dhe negociatori për çështjen e emrit, Nikolla Dimitrov.
Të njëjtën gjë porositi edhe profesori i Universitetit të Gracit të Austrisë, Florian Biber, ku theksoi se tani qytetarët mund të vendosin nëse duan apo jo reforma që çojnë në rrugët euroatlantike.
“Çdoherë kërkoj nga Brukseli dhe Bashkimi Evropian që të jetë çdo gjë më e hapur, prandaj dhe unë do të jem i hapur, për mua këto nuk janë zgjedhje normale, sepse nuk kemi çfarë të zgjedhim, nuk kemi dy programe të ndryshme, prandaj duhet të përkujtohemi se pse kemi zgjedhje të parakohshme, ky është tentim që të zgjidhet çështja e përgjegjësisë, njëra anë politike, ajo e Gruevskit, ku ndodh një përgjegjësi, sepse ka korruptuar institucionet dhe Maqedonia nuk mund të rregullohet deri sa këta janë në qeveri, me çka fitorja e Gruevskit do të thotë thellim i krizës dhe asnjë lloj perspektive për BE-në dhe për atë ne si popull duhet të tregojmë revoltën tonë që me votën tonë ta dënojmë një gjë të tillë, sepse ne nuk kemi ditur asgjë dhe nuk kemi qenë prezent në gjërat që kanë ndodhur, por rastet e Prokurorisë Speciale na bën që ne t’i mësojmë disa gjëra dhe disa hetime që ndodhin për persona të partisë së Gruevskit. Është shumë e qartë gjendja e Maqedonisë, nëse duam shpresë për të ardhmen dhe perspektivë euroatlantike, ne duhet ta fitojmë Gruevskin më 11 dhjetor, në të kundërtën popullata jonë e re, të cilët janë persona të aftë, do të largohen nga vendi ynë. Unë mendoj që në partinë e BDI-së si tezë kryesore kanë emrin, që është pengesa për anëtarësim në NATO dhe BE, këto janë sinjalet që japin nga BDI, emri ishte pengesë, por tani kemi pengesa të shumta. Dhe nesër Greqia edhe po të thotë se emri nuk është pengesë, ne nuk mund të futemi në NATO, sepse korrupsioni është në nivel të lartë, por nëse duan në të vërtetë që Maqedonia të ecë përpara, duhet të jenë më të sinqertë rreth asaj çka pengon Maqedoninë në rrugët e BE-së”,- theksoi ish diplomati, Nikolla Dimitrov.
“Zgjedhjet janë vetëm hapi i parë i cilido proces për reforma. Zgjedhjet nuk do të thotë se do të zgjidhin problemet, por me zgjedhje bëhet një hap drejt zgjidhjes së problemeve. Varet shumë nga ajo nëse do të bëhet koalicion i partive politike pas zgjedhjeve. Cilët do të punojnë për reforma, cilët do të punojnë për zbardhjen e akuzave për krime dhe kështu Maqedonia do të ketë mundësinë që ta lehtësojë rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike”,- tha profesori, Florian Biber.
Për pjesëmarrësit e tribunës “Bashkimi Europian, Maqedonia dhe pritjet nga zgjedhjet e ardhshme”, mungesa e shefit të Diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Popovskit, ishte e paarsyetueshme dhe e papërgjegjshme nga ana e tij, gjithashtu, sipas tyre, Popovski i shmanget kritikave dhe rekomandimeve nga ana e profesionistëve.
GAZMEND REXHEPI
