Botë
Erdogan kërcënon BE-në: Ju e mbyllni derën, ne i hapim kufijtë për migrantët
25.11.2016 19:02
Një ditë pasi Parlamenti Europian votoi për ngrirjen e bisedimeve të anëtarësimit, Turqia kërcënon Europën me hapjen e kufijve për migrantët...

“Nëse na refuzoni, do t’u hapim rrugën drejt Kontinentit të Vjetër qindra-mijëra refugjatëve të bllokuar këtu”,- ishte deklarata e presidentit turk, Recep Taip Erdogan.
Ai njëherit akuzoi BE-në se i ka shkelur premtimet. “Dëgjomëni mirë: portat e kufirit që mbajnë të gjithë këta njerëz do të hapin kanatat nëse shkoni më tej.Ta dini se këto kërcënime boshe nuk më prekin as mua e as popullin tim”,- deklaroi Erdogan.
