Maqedoni
Aksion për grumbullimin e mbeturinave elektronike dhe elektrike
26.11.2016 12:29
Eko aksionet për grumbullimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike, që do të mbahen çdo të shtunë të ardhshme në bashkësi të ndryshme urbane...

Eko aksionet për grumbullimin e mbeturinave elektrike dhe elektronike, që do të mbahen çdo të shtunë të ardhshme në bashkësi të ndryshme urbane, i fillon prej sot komuna e Aerodromit në bashkëpunim me Shoqatën për menaxhim me mbeturina "Zero mbeturina".
Me mbeturina elektronike nënkuptohen kompjuterët lap top dhe statikë, tastierat, mausët, kabllot, altoparlantet, dëgjueset, telefonat fiks dhe telefonat celular, MP3 plejerët, monitorët, televizorët, kamerat digjitale dhe video kamerat, printerët, skanerët, faks-makinat dhe stereo sistemet, ndërsa me mbeturina elektrike nënkuptohen shportetët, lavatriçet, ngrohëset, mikrovalet, makinat për nxënien e bukëve, aparatet për kafe dhe aparatet e tjera të amvisërisë si dhe pajisjet klimatike.
Komuna e Aerodromit ju bën thirrje qytetarëve prej orës 10 deri në orën 12 në komunitetin urban "Aerodromi i Vjetër" t'i paraqesin ose t'i sjellin aparatet e vjetra elektrike dhe elektronike të amvisërve të cilat nuk u nevojiten./mia
