Maqedoni
Konferencë "Gjelbërimi i ekonomive ballkanike"
26.11.2016 12:51
Konferenca me temë "Gjelbërimi i ekonomive ballkanike" sot dhe nesër do të mbahet në Shkup, në organizim të Ripërtëritjes demokratike të Maqedonisë dhe Rrjetit ballkanik...

Konferenca me temë "Gjelbërimi i ekonomive ballkanike" sot dhe nesër do të mbahet në Shkup, në organizim të Ripërtëritjes demokratike të Maqedonisë dhe Rrjetit ballkanik të partive të gjelbra, në bashkëpunim me Partinë e gjelbër evropiane.
Pjesëmarrësit do të ndajnë praktika të mira dhe do të këmbejnë përvoja për potencialet për hapje të vendeve të reja të gjelbra në rajon. Do tëp diskutohet edhe për vendosjen e tatimit të barabartë, si parakusht për gjelbërimin e ekonomive vendore. Ato janë politikat alternative të cilat Ballkanit ia ofrojnë partitë e gjelbra.
Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga partia e gjelbër evropiane, nga partitë e gjelbra nga Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia, si dhe nga Rrjeti për bashkëpunim dhe zhvillim i Evropës Lindore. Nga Maqedonia, siç paralajmëruan organizuesit, janë ftuar politikanë, aktivistë qytetar, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve.
Në emsin e folësve në konferencë janë edhe politikanët dhe aktivistët nga Evropa dhe Maqedonia, mes të cilëve edhe Evelin Hajtebrok, ish-ministrja belge për mjedis jetësor, ndërsa tani anëtare e Këshillit ekzekutiv të Partisë së gjelbër evropiane, Vedran Horvat, ish drejtori i Fondacionit "Hajnrih Bell", si dhe përfaqësuesi nga Grinpis për Evropën Lindore. /mia
