Maqedoni

Zgjedhjet parlamentare 2016, partitë prezentojnë programet në terren

26.11.2016 13:25

Në ditën e gjashtë të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, partite politike vazhdojne me prezentimin e platformes se tyre si dhe kandidateve per deputete para simpatizuesve dhe qytetareve te vendit...

Bashkimi Demokratik për Integrim tubimin e saj do ta mbaje ne fshatin Bërvenicë dhe Zhelinë te Tetoves, Partia Demokratike Shqiptare tubim do të mbajë në fshatin Sllatinë, Aleanca për shqiptarët do të mbajë tubim në Likovë dhe Haraçinë, ndërsa Koalicioni Rilindje me Besë tubim në Labunishtë.

Koalicioni "Për Maqedoni më të mirë", i udhëhequr nga VMRO-¬DPMNE¬ do të mbajë tubime në Makedonski Brod dhe Kërçovë.

LSDM dhe Koalicioni “Për jetë në Maqedoni”, do mbajnë miting në komunën e Gjorje Petrovit dhe Karposhit në Shkup..  Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi sot mban miting në Draçevë  dhe Koalicioni VMRO për Maqedoninë mban takim me qytetarët në Shtip.