Botë

Vdes Fidel Kastro: Udhëheqësi jo monark më i vjetër i shek. të 20-të

26.11.2016 13:42

Vdiq në moshën 90-vjeçare ish-presidenti dhe udhëheqësi i revolucionit komunist në Kubë, Fidel Castro...

Fidel Castro udhëhoqi Kubën për 5 dekada, para se të kalonte pushtetin tek i vëllai Raul në vitin 2008.

 

Në vitin 1953 Kastro u burgos pas përpjekjes së dështuar për të rrëzuar regjimin e Batistas, por u lirua falë një amnistie dhe u bashkua me Che Guevaran për një tjetër luftë guerrile kundër Qeverisë.

Në vitin 1959 mposht Batistan dhe betohet si Kryeministri i ri i vendit. Në vitin 1961 shtyp me dhunë kundërshtarët e mbështetur nga CIA, Një vit pas kësaj pranon vendosjen e raketave bërthamore sovjetike në Kubë, duke kontribuar në kulmimin e Luftës së Ftohtë mes Perëndimit dhe bllokut komunist.

Në vitin 1976 zgjidhet President nga Asambleja Kombëtare. Në vitin 1992 arrin një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për refugjatët kubanë.

Në vitin 2006 deklaron tërheqjen nga posti i Presidentit për çështje shëndetësore.  Fidel Castro do të mbahet mend gjithashtu si udhëheqësi jo monark më afatgjatë i shekullit të 20-të.