Botë
Festa e pavarësisë, 28 Nëntori bën bashkë krerët e komunave shqiptare
26.11.2016 14:09
Kryetarët e Komunave të Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës kanë mbërritur në Tiranë për të qenë pjesë e manifetsimeve të pavarësisë...

Nesër në nder të 28 nëntorit, në kryeqytetin shqiptar mbahet Konferenca e parë e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.
Kryetari I bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, kryetari I Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i Bashkisë së Ulqinit, Nazif Cungu, dhe kryetari I Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të diskutojnë rreth bashkëpunimit të bashkive shqiptare në rajon, dhe do të nënshkruajnë një marrëveshje mes 5 kryetarëve të bashkive shqiptare.
