Maqedoni
Zaev: Do t’ua kthejmë jetën qytetarëve të Maqedonisë
26.11.2016 14:21
LSDM ka mbajtur takimin e radhës me banorët e komunës së Kocanit para të cilëve ka prezentuar platformën dhe kandidatët për deputetë...

Lideri i LSDM-së me këtë rast para qytetarëve ka folur për platfromën ekonomike dhe mënyrat se si LSDM planifikon ta realizojë të njejtën. Jo vetëm se do fitojmë, por do ti gjejmë dhe paratë për të kthyer qytetarëve dhe për këtë ju keni fjalën time ka thënë Zaev.
Sipas tij, paratë do tu kthehen qytetarëve përmes mekanizmave redistributive të Buxhetit. Në Portën triumfale të turpit, do të vendosim një njehës për të numëruar çdo milion euro prej të hollave të kthyera.
Për çdo denar, për çdo euro, për çdo frang, për çdo dollar të vjedhur! Dhe do të kthejmë prapa të gjithë paratë juve, qytetarëve, sepse këto janë paratë tuaja. Jua morën shpirtin gjatë këtyre 10 viteve ka deklaruar Zaev
“Nikolla Gruevski, nuk e ka të qartë se si 15% nga TVSH-ja e paguar të llogarive fiskale, do të kthehen qytetarëve. E kishte të qartë kur i ka marrë përqindet e provizioneve të autostradave, për të cilat janë marrë vesh me Mile Janakieskin. Nuk e di se si të kthejë një pagë në vit secilës familje me anë të kësaj mase, por e dinte se si bashkë me familjen të çojë jashtë vendit mbi 5 miliardë euro, para të qytetarëve. Derisa juve ju grumbullohen llogari të papaguara dhe gjoba, Gruevski bashkë me familjen paska grumbulluar para në llogari jashtë vendit. 10 vite me rradhë i shënuan-ekonomia katastrofale, jeta jonë në rrezik, ekzistenca në rrezik, jemi duke qëndruar në skaj të greminës-ajo greminë në të cilën e ka vendosur akterin e spotit të vjedhur për të na bindur se sa është i mirë ai për Maqedoni. Në qoftë se është siç na bind ai, pse nuk i kthen 15% të TVSH-së secilit qytetar dhe pse nuk siguron nga një pagë shtesë për secilën familje? Unë do të bëhem kryeministër, unë po ju jap fjalën time-Qeveria e re do të sjell ligje për të kthyer secilit qytetar nga 15% të TVSH-së së paguar të llogarive fiskale dhe do të sigurojmë një pagë shtesë në mbarë Maqedoni. Pse e rriti çmimin e energjisë elektrike për 100%, dhe e shfuqizoi tarifën e lirë të energjisë elektrike. Ju jap fjalën, do ta kthejmë tarifën e lirë të energjisë elektrike dhe do të ketë tarifë të lirë gjatë vikendit”, shprehet kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Zave tha se qeveria nuk siguron kujdes ndaj shëndetin të arritshëm për të gjithë, por vetëm klinika të shtrenjta private për familjen. Zaev premton se do të sigurojë kujdes spitalor pa pagesë për të gjithë, do të shfuqizojë participacionin për kujdesin mjekësor!
Secili të mundet të shërohet nëpër spitalet, të mos varet nga ajo se a ka për të paguar apo jo. Do të zvogëlojë shpenzimet për bujqit duke potencuar se vetëm në Kocan, shumica e banorëve e sigurojnë ekzistencën nga orizi dhe në fundt të muajit askush nuk i pyet nëse jetojnë apo mbijetojnë.
Do ta shfuqizojmë tatimin personal për të gjithë ata të cilët jetojnë nga bujqësia premtoi Zaev duke kërkuar nga qytetarët e Kocanit që në këto zgjedhje të bëjnë një pyetje vetes para se të votojnë, nëse duan të jetojnë si tani, apo duan të jetojnë si duhet.
