Maqedoni
Ahmeti: BDI e aftë të përballet me çdo sfidë
26.11.2016 14:39
Në kuadër të fushatës zgjedhore me moton “Bashkë vendosim” Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpalosur platformën e saj gjatë një takimi me banorët e Komunës së Bogovinës...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti para Bogovinasve përcolli porosinë dhe angazhimet e partisë qëdrejton ai për të cilat tha se janë me karakter dhe interes për çdo shqiptarë dhe qytetarë të Republikës së Maqedonisë.
Ai tha se BDI është forcë politike e organizuar e cila mund që të përballet me të gjitha sfidat dhe çështjet qofshin ato të brendshme qofshin ato të karakterit të politikave ndërkombëtare.
Në këtë drejtim Ahmeti shtoi se BDI ka investuar në ngritjen dhe specijalizimin e kuadrove shqiptare në më shumë fusha duke veçuar arsimin dhe mjeksinë. Këto dy fusha sipas tij pra një dekade ishin në një gjendje të mjerueshme.
Në vazhdim Ahmeti potencoi se BDI nuk ishte prodhuese e krizës politike në vend ndërsa atë e cilsoi e cilsoi si të dobishme për shqiptarët. Sipas tij nga marrëveshja shqiptarët kanë fituar stabilitet, siguri, dhe obligime që dalin nga ajo marrëveshje.
“BDI është forcë politike e organizuar që të përballet me të gjitha sfidat më të gjitha çështjet qofshin ato të brendshme qofshin ato të karakterit të politikave ndërkombëtare. BDI ka investuar në ngritjen arsimore, ka investuar në ngritjen e kuadrove, ka investuar në specijalizim të kuadrove.// Në luftë dhe përplasje ishin dy partitë politike maqedonase, ne nuk ishim pjesë e problemit, por ama jo siherxhi se ky është vendi ynë.Këtë që e kemi arritur e kemi arritur me gjak si ta djegim vendin tonë për qefet e tjetërkujt? Prandaj ashtu sic na kanë ndihmuar e lehtësuar komuniteti ndërkombëtarë u bë partner edhe tani, arritëm marrëveshje,Marrëveshje që është e dobishme jashtëzakonisht edhe për shqipëtarët pamvarësisht se si interpretohet nga të tjerët se skanë fituar shqipëtarët, si skanë fituar shqipëtarët nga marrëveshja? Nga marrëveshja kanë fituar stabilitet, siguri,kanë përfituar obligime që dalin nga ajo marrëveshje, status ligjor për gjuhë të barabarta të përfshirë në marrëveshje,anëtarësim në NATO, zgjidhje të cështjes së emrit,pse këto a nuk janë cështje që na takojnë edhe neve? Ata janë problemet tona,ne nuk jemi sehixhi këtu,por as sahanlëpirës që të shkojmë pas qerreve që dikush I ka hudhë per ti cuar në destinacion të vetin”, shprehet lideri I BDI-së, Ali Ahmeti.
Ahmeti gjatë fjalimit të tij u përqëndrua edhe tek oponentët politik duke ju drejtuar veçmas partive jashtëparlamentare. Ai akuzoi ata se me themelimin e tyre po i kontribojnë shprëndarjes së votes, pasi ndarja e votuesve në më shumë subjekte do të shpie në humbjen e mandateve në kuvend. Ai tha se nuk pajtohet me fyerjet e oponentëve dhe konstatimin e tyre se BDI nuk ka shënuar rezultate duke potencuar se nuk është lojë që shqiptarët tani kanë 4 mijë forca dhe 25 mijë administratorë. Ahemti mandatin e radhës e ka cilsuar si jashtëzakonisht i rëndësishëm ndërsa sërish ka përsëritur se në vend po fryejnë erëra nga më të ndryshmet.
"Ne jemi përcaktuar për rrugën Euroatlantike dhe shmangie nuk ka nga kjo rrugë pavarësisht investimeve që bëhen nga grupet dhe grupacionet e ndryshme të ideologjive që nuk përkojnë me ideologjinë e kombit tonë theksoi Ahmeti. Nuk mund të bëhëmi pasagjerë të një anije me kapedanë që kanë ideologji të huaj e cila nuk përkon as me histori as me traditë të kombit shqipëtarë”, shtoi Ahmeti.
Ndërkohë të pranishmive ju drejtua edhe kandidatja për deputete e kësaj zone Valbona Shabani. Ajo tha se do do të angazhohet për realizimin e kërkesave të rajonit që përfaqëson dhe se do të jetë zëri i tyre në parlamentin e Maqedonisë.
Vendi ishte buzë një destabilizimi si pasojë e krizës politike e cila filloi të manifestohet edhe nvë gjendjen ekonomike të vendit tha shefi i shtabit zgjedhorë të BDI-së Bekim Neziri.
Sipas tij falë politikave të BDI-së vendi u kthye në binarët e stabilitetit. Ai para të pranishmive tha se BDI ka realizuar një sërë projektesh duek veçuar themelimin e zonës ekonomike, themelimin e Univerzitetit Nënë Tereza dhe Gasifikimi në pjesën perëndimore të vendit të cilat siç tha ai janë dobi të shqiptarëve.
NAIM RAMADANI
