Maqedoni

Thaçi: Për fatin e shqiptarëve, vendosin shqiptarët

26.11.2016 15:02

Kumanova ishte qyteti I radhës ku Partia Demokratike Shqiptare shpalosi programin e saj zgjedhor...

Bartësi I lëstës në njësin zgjedhore dy Orhan Ibrahimi  tha se në këto zgjedhje Partia Demokratike shqiptare do të shënoj një fitore historike në emër të shqiptarëve, pasi që qytetarët janë të vetëdijshëm se tani më 15 vite BDI tradhëtoi idealet e qytetarëve shqiptar.
 
Vota është sepse me të stopohen proceset e montuara politike, me anë të votës do të zbrazen burgjet që janë përplotë me shqiptarë, me an të  votës mirqenia e shqiptarëve do të bëhet e njejt si e maqedonasve, prandaj me 11 dhjetorë thuani jo bdi-së dhe po PDSH-së, tha  para qytetarëve të Kumanovës barëtsi I listës në njësin zgjedhore numër dy Orhan Ibrahimi. 
 
“Vota është e shejt edhe për  arsye sepse prej saj varet ardhmëria e fëmijëve tan. Vota është e shejt për arsye se ajo na krijon vende të lira pune dhe shkollim cilësor dhe të avansuar. Nuk duhet të hezitojm ti lusim dhe të bashkbisedojm me çdo qytetar shqiptar dhe ti themi se cdo vot tjetër e cila shkon në taboret tjera dhe nuk shkon te PDSH është njejt sit a votojsh BDI-në. nuk do mend se BDI është e keqja jonë që e din cdo shqiptar, port ë mos biem pre tropzimit të votave na duhet vullneti dhe përcaktimi I shqiptarëve për ta çuar përpara platformën dhe amanetin e shqiptarëve. Për të qenë të lirë dhe të barabart me bashkëqytetarët maqedonas. Andaj nuk ka dilem se me 11 dhjetor do të fitojm”, shprehet barëtsi i listës në njësin zgjedhore numër dy Orhan Ibrahimi.
 
Lideri I PDSH-së Menduh Thaçi, para simpatizantëve në Kumanovë tha se ka ardhur koha që nuk do të ketë më mashtrime, që nuk do të ketë më BDI që do tua lehëtsoj punën, shqiptarët dp të bashkohen me bashkëqytetarët maqedonas, dhe për çdo vendim që ka të bëj me shtetin do të duhet të leje edhe nga qytetarët shqiptar. 
 
Kreu i kësaj partie u zotua se nëse PDSH fiton, pas 11 dhjetorit Dy çështje do të zgjidhen  urgjentisht, e para kuvendi të sjell mekanizmin e konsensusit të plot mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe e dyta buxhet të ketë edhe për zonat shqiptare që edhe shqiptarët të kenë rrug të asfaltuara, infrastruktur të përsosur, sistem të kanalizimit në të gjitha vendbanimet, mbrojtje shëndetsore, arsim kualitativ, mbrojtje sociale dhe pensione të njejta si maqedonasit. 
 
“Më kurrë nuk do të vendosin maqedonasit për ne, parlamenti I Maqedonisë, duhet me shpejtësi ta  aplikoj mekanizmin e konsnsusit të plot mes shqiptarëve dhe maqedonasve duke e marr të drejtën usetetuese dhe ligjore shqiptarët që të vendosin veto në të gjitha vendimet që nuk u shkojn në llogari”, shprehet lideri i PDSH-së Menduh Thaçi.
 
Thaçi ftoi votuesit që ta mbështesin partinë tij dhe të dënojnë partitë në pushtet pasi që ato 15 vite resht I kanë dëmtuar shqiptarët në të gjitha aspektet. Me programin dhe platformën e pdsh-së Thaci tha se janë dy ligje që kuvendi I maqedonis duhet ti sjell me urgjenc, ligj për amnesty për të burgosurit politik shqiptar që janë të dënuar me montime politike dhe rasti I sopotit, kumanovës dhe monstrës të shkojn në rygjikim pasi pdsh kanë informacione se janë raste të montuara. 
 
“Ne vimë para jush me ofert per të dal prej kësaj situate. Sigurisht se në kuadër të kësaj detyre politike ka edhe konkurent tjerë. Unë po dua krejt trojet shqiptare ku jetojn shqiptaret dhe që I quajn shqiptar të maqedonis sot edhe pse skam leje prej udhëheqësve tjerë që I kemi përeth meje tju them se këto janë zgjedhje është demokraci kë të keni dëshir mund ta votoni vec BDi-në në as një mënyrë mos e votoni. BDI dhe Ali Ahmeti këti populli I kanë sjell vetëm balt, lloc, dhunë, gjak, burgje, as një të mirë nuk kanë parë shqiptarët prej kësaj politike. Pa dyshim se angazhimi jonë I përbashkët është për të parn herë në mënyrëe shumë të fuqishme me 11 të dënohet kjo politikë. Ata meritojn një dënim shumë të madh prej shqiptarëve në maqedoni, por prej shqiptarëve të Kumanovës meritojn dënim të fuqishëm vota 0 për kta”, shprehet lideri i PDSH-së Menduh Thaçi.
 
Politika e  BDI-së ka prodhuar munges të prespektivës euroatlantike për shqiptarët e maqedonisë, prespektiv e cila ishte jetike kombëtare për ne shqiptarët, 15 vite gënjeshtra duhet të ndërpriten me një votë pro opozitës shqiptare, e gjithë evropa dhe SHBA- presin që me 11 dhjetor të votojm kundër dy fajtorëve kryesorë   për këtë gjendje, Gruevskit dhe Ali Ahmetit deklaroi Thaçi para simpatizantëve në Kumanovë.  
 
SANIJE DURAKU