Maqedoni
Gruevski: Qytetarët e kuptuan lojën e Zaevit
26.11.2016 15:17
VMRO - DPMNE ka mbajtur tubimin e radhës para banorëve të Gjevgjelisë ku ka prezentuar platfromën politike dhe kandidatët për deputetë...

Qytetarët do të mbështesin opsionin që punon për qytetarët , pasi tani e kanë kuptuar lojën e Zoran Zaevit tha Gruevski para masës së tubuar.
“Qytetarët e kuptuan lojën dhe gjithë trazirat që ndodhën në vend të cilat nuk ishin të rastësishme por u bënë sepse dikush u vu në shërbim të dikujt. Populli është i zgjuar dhe do të mbështesë opsionin që ndërton dhe mendon për të gjithë qytetarët. Tanimë gjithcka ëhtsë qartësuar . Arsyet për krizën e rëndë politike dhe përse Zaevi e pranoi këtë rol, tanimë shihen qartë. Nuk janë vetëm fjalë por është një ide e rrezikshme për rikompozimin e shtetit. Ai këtë ide e ka të shkruar edhe në pamfletin që e quan program e të cilin tashmë e prezentoi edhe në Zvicër. Populli pret që kjo krizë politike të përfundojë. Këto zgjedhje janë një shanc që ti jepet fund jostabilitetit politik. Ne na duhen 63 deputetë. Kjo është garancia më e madhe për përfudnimin e kësaj krize. Pa këtë numër, skenaristët e Zaevit prapë do të provojnë të na ngjyrosin dhe të bëjnë gjithcka tjetër që të arrijnë qëllimin e tyre. Prandaj apeloj që cdo votë është e rëndësishme , sepse në këto zgjedhje seicili qytetar është vendosës”, shprehet kryetar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Në këto dhjetë vjet ne kishim një qeveri të përkushtuar ndaj ekonomisë dhe bëmë reforma të mëdha për të përmirësuar klimën ekonomike në vend dhe ishim të përkushtuar në hapjen e vendeve të reja të punës. Ne kërkuam edhe ndihmën e diasporës me anë të ministrisë për investime e cila punon për tërheqjen e investimeve të huaja.
Punuam shumë që Maqedoninë ta bëjmë një vend tërheqës për investuesit e huaj, dhe e sollëm në vendin e dhjetë në botë dhe në të 5 në Europë. Por në vend që opozita të na japë ide se si ta bëjmë më mirë, , në vend të na konkurojë me më shumë investee të huaja, ne kemi opozitë e cila ëhstë në shërbim të shërbimeve të huaja.
\Por ne mbetemi qeveri e përkushtuar në investimet ekonomike. Edhe në kohën e krizës së madhe, kompanitë e Maqedonisë arritën të mbijetojnë me kamata të ulta të linjave kreditore prej 5.5 %. Papunësia ishte në 38, ,7%, dhe kjo ëhtsë shifra më e lartë në Europë. Ne arritëm ta ulim në 24% dhe ky është jë trend që vazhdon.
Ndërtuam dhe rikonstruuam 510 kilometra rrugë rajonale dhe mbi 750 kilometra rrugë locale. Deri tani kemi harxhuar 40 milionë euro për trena të rinj.
Në vazhdimësi ne rrisim pensionet , pensioni mesatar u rrit për 70%, pensioni I ulët në 90%, dhe tani deri në 5 dhjetor, pensionet do të rriten edhe me 5% . Ai paralajmëroi ndërtimin e tre autostradave Shkup – Bllacë, Kërcovë – Gostivar dhe Trebenishtë – Strugë, hapjen e më së paku 70 mijë vendeve të reja të punës, ndrëtimin e kopshteve dhe shkollave të reja, gazifikimin e tërësishëm të vendit.
Qytetarët duhet të vendosin për opsionin që ndërton apo për atë që krijon kriza, opsionin që punon konkretisht për qytetarët apo atij që ngjall përcarje dhe urrejtje mes tyre tha Gruevski . Sipas tij , këto zgjedhje janë referendum I tretë për Maqedoninë për ta bërë një vend të fortë, të përparuar dhe të pavarur.
