Maqedoni
SASHK: Remenski të tërheqë urdhëresën po shkel ligjin
26.11.2016 15:34
SASHK kërkon nga ministrja punës dhe politikës sociale Frosina Remenski të tërheq urdhëresën me të cilën detyron punonjësit e çerdheve të kenë së paku 40 orë në javë ose 8 orë të plota punë në ditë...

Këtë veprim SASHK -u e vlerson si skandaloz dhe të pavlerfshëm madje edhe vendim i cili sanskionohet me ligj, thonë nga SASHK
“Kërkojmë nga ministrja Remenski që të tërheqë urdhëresën sepse e njëjta është në kundërshtim me ligjin për marëdhënie pune dhe marrveshjes kolektive .Ministria e Punës dhe Politikës sociale është kompetent për ti implementuar ligjet, e jo ti shkel të njëjtat si në këtë rast. Urdhëdhresa e Remenskit drejtuar çerdheve, shkel ligjet dhe marrëveshjet, dhe përbën vepër penale për të cilën duhet të japë llogari”, shprehet Jakim Nedelkov nga SASHK.
Urdhëdhresa e Remenskit është bërë me datë 21 nëntor, përkujtojnë nga SASHK , dhe sipas tyre ajo nuk është e vlerfshme pasi që në të ka munguar, vula, nënshkrimi dhe numri i arkivës.
Në rregullorën e punës dhe të standardeve për kryerjen e veprimtarisë me fëmijë është caktuar që ata të cilat punojnë me fëmijë në mënyrë të tërthort të kenë 35 orë punë gjatë 7 ditëve, ndërsa edukatorët 30 orë gjashti ditë pune, ndërsa personelin teknik –administrativ të ketë të çerdheve të kenë 40 orë punë në javë, theksojnë nga SASHK-u.
Remenski në sqarimin e urdhëreses, tha se ëhstë më mirë që edukatoret të përkujdesen për fëmijët sesa të marrin pjesë në tubimet partiake pasi sipas saj prindërit ankohen se per fëmijët përkujdeset personeli i angayhuar për mirmbajtje.
REXHEP QAMILI
