Maqedoni
Lëvizja “BESA“: Bilbordet na i dogji kundështari politik
26.11.2016 15:48
Lëvizja Besa ka reaguar me një pres konferencë sot për djegien e bilbordeve zgjedhore , dhe për këtë ka akuzuar partinë në pushtet...

Lëvizja Besa ka reaguar me një pres konferencë sot për djegien e bilbordeve zgjedhore , dhe për këtë ka akuzuar partinë në pushtet.
“Ky tentim as nuk e frikëson e as nuk e dekurajon koalicionin “Rilindje me Besë” në zhvillimin aktivitetit të vet parazgjedhor. Përkundrazi, na jep motiv më tepër për ta vazhduar rrugën tonë, sepse dëshmon që oponent kryesor e kemi jo vetëm një kundërshtar politik, por edhe një armik të shqiptarëve”, shprhehet Orhan Murtezani nga Lëvizja “Besa”.
