Maqedoni

BDI: Zonë e lirë ekonomike në Likovë, mijëra vende të reja pune

26.11.2016 16:18

Bashkimi Demokratik për Integrim paralajmëroi ndërtimin e një zone të re ekonomike në Komunën e Likovës me të cilën synon uljen e ndjeshme të papunësis..

Bashkimi Demokratik për Integrim paralajmëroi ndërtimin e një zone të re ekonomike në Komunën e Likovës me të cilën synon uljen e ndjeshme të papunësis, nxitjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në rajon, me synim arritjen e barazisë së plotë ekonomike të banorëve të zonës. Sipas BDI-së kjo zonë ekonomike do të bëhet relitet gjatë mandatit të ardhshëm.
 
Niveli I papunësisë por edhe ngritja ekonomike e zonës me bizneset që ka, mbetet target I projektit të cilin BDI planifikon ta realizojë thonë nga Bdi . Projekti me automatizëm do të thotë mijëra vende pune në sektorin privat për banorët përreth zonës.
 
“Me hapjen e Zonës ekonomike të Likovës do të krijojë mijëra vende të reja pune. Kjo nuk është Zonae parë Ekonomike, pasi deri tani është hap ajo e Tetovës, Kërçovës dhe Strugës. Kjo zonë ekonomike do t’i kontribojë të gjitha vendbanimeve përret pasi do të hap mundësi të reja edhe për biznese të zones”, shprehet bartësi i listës në njësinë e dytë zgjedhore Ejup Alimi.
 
“Projekti shpresojmë të ndikojë bindshëm në zvoglimin e papunësisë dhe besojmë se me mandatin e ardhshëm të arrihet edhe qëllimi kryesor, barazia e plotë ekonomike“, shprehet ministri i ekonomisë Driton Kuçi.
 
Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se  barazia ekonomike është jetike andaj planifikon ndërtimin e kësaj zone në Likovë që edhe rajonit ti ngritet stndardi, si ekonomik ashtu edhe social thanë përfaqësuesit e BDI-së.
 
NEXHAT AQIFI