Maqedoni
Trajanov: Anketat do t’i shkruajnë qytetarët më 11 dhjetor
26.11.2016 16:38
Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi mbajti mbrëmë tubim në Dracevë ku prezentoi platformën dhe kandidatët për deputetë...

Kreu i Lidhjes Demokratike dhe bartësi I listës së koalicionit në njësinë e parë zgjedhore, Pavle Tajanov, tha se nuk është normale që një ish kryeministër I falur 6 herë për kriminalitet të rëndë, me miliona euro, të jetë bartës liste dhe të shpresojë që të fitojë sërisht zgjedhjete të bëhet kryeministër.
“Edhe VMRO por edhe LSDM, shpresojnë se me anketa të projektuara e të gënjeshtërta , do ti bëjnë qytetarët që të mos votojnë për koalicionin për ndryshime dhe drejtësi. Anketat do ti shkruajnë qytetarët në 11 dhjetor të cilët përmes votimit të fshehtë do të votojnë oër koalisionin tonë. Ne jemi garanci për stabilitet dhe unitet sepse do të bëjmë që ligji të vlen njësoj për të gjithë. Ata që vodhën qytetarët dhe I detyruan të rinjtë të braktisin vendlindjen, duhen mundur që të hapim perspektivë të re për të gjithë”, shprehet kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.
Masat antikorruptive dhe lufta kundër kriminalitetit do të pamundësojnë vjedhjene qytetarëve dhe me këtë do të ketë të holla për 300 euro rrogë minimale, 200 euro për pension minimal dhe ndihmë sociale prej më së paku 100 eurosh, premtoi Trajanov.
Ai premtoi kushte biznesi të vilitshme për komanitë vendore për të hapur më shumë vende pune, mbështetje për bujqit, rrogë minimale prej 300 eurosh. Trajanov tha se 2% e buxhetit do të planifikohet për mbështetjen e punëismit të të rinjve dhe 800 milion euro për zhvillim.
BESIM ABDULLAI
