Maqedoni

Lëvizja “Besa”: “Ridefinimi” mundëson barazi për shqiptarët

26.11.2016 17:30

Lëvizja Besa mbrëmë në Studenican ka shpalosur platformën dhe ka prezentuar kandidatët për deputetë...

Ata premtuan të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët dhe se do të përmisojnë kushtet e jetesës në Maqedoni dhe për këtë nuk do të lëshojnë pe.
 
“Është koha që të gjithë në këtë shtet, shqiptarë, maqedonas dhe të tjerë, duhet ta kuptojnë se o do të ketë Maqedoni shqiptare o nuk do të ketë Maqedoni fare. Dhe ky është ridefinimi, ne nuk do të themi se u munduam po nuk deshi Gruevski, jemi këtu të ju themi se kjo do të bëhet deshi apo nuk deshi Gruevski apo kushdo qoftë tjetër Maqedonas I cili do të duhet të bashkëqeverisë me ne”, shprehet kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami.
 
“Ata shpesh herë e flasin punën e financave, se këta të BESËS kanë shumë financa. Ata të cilët e kanë hallin e financave e kanë bo këtë punë, shteti ka qenë, inspektoriati ka qenë e ka vërejt se nuk ka asnjë parregullsi dhe kjo cështje u ka mbyll”, shprehet bartësi i listës në njësinë e parë zgjedhore Zekirija Ibrahimi.
 
Nga lëvizja Besa kanë komentuar edhe lajmet e fundit të financimin e tyre duke thënë se hesapin e besës nuk mund ta bëjnë ata që harxhuan 15 milionë euro për biftekë e që u bënë milionerë Brenda 4 vitesh. 
 
Rilindja me Besë” do tua rikëthej qytetarëve të Maqedonisë dinjitetin e humbur të cilin ua kanë marr politikanët këto 25 vite premtoi Bilall Kasami duke shtuar se  politikanët nuk duhet të vinë në pushtet për tu pasuruar në kurriz të popullit, por vinë në pushtet që populli të pasurohet në kurriz të tyre.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU