Botë

Itali: Një i vdekur, 3 të zhdukur nga moti i keq

26.11.2016 18:01

Në Itali vazhdon moti I keq që ka marë deri tani edhe një viktimë dhe tre të tjerë konsiderohen të zhdukur...

Përgjatë katër ditëve, sipas meteorologëve, ka rënë shiu i gjashtë muajve, duke sjellë për pasojë përmbytje të mëdha e ujëra të furishme me forcën të shkatërrojnë një urë.

Shirat e rrëmbyer vazhduan me intensitet të lartë duke shkaktuar daljen nga shtrati të disa lumejve që shkaktuan izolimin e disa fshatrave.

Në disa komuna ëhstë shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Nuk ka ende një përllogaritje të saktë të dëmeve, megjithatë vlerësimet paraprake tregojnë se bëhet fjalë për humbje që shkojnë në 100 milionë euro.