EUROINTEGRIMET DHE BALLKANI

Ekspertët: Reformat kanë dështuar

26.11.2016 18:19

Në Shkup u debatua reth reformave të domosdoshme të vendeve ballkanike që synojnë Bashkimin Europian dhe cilat janë ngecjet që vërehen në këtë drejtim...

Ish ambasadori NIkolla Dimitrov ka vërejtje në mënyrën si konceptohen reformat nga të dyja palët. 
 
“Ku është momentalisht zgjerimi i BE-së. Në esencë është lojë e blofit të dyfishtë. Ata shtiren se janë të interesuar për ne dhe ne shtiremi apo së paku qeveria jonë shtiret se po  zbaton reformat e kërkuara”, shprehet ish ambasadori Nikola Dimitrov. 
 
Prokuroria speciale Lence Ristovka, thotë se sistemi gjyqësor në Maqedoni ka dështuar edhe përkundër angazhimeve reformuese. 
 
“Gjyqsori ka dështuar në rastin tonë. Në momentin kur do të jetë e qartë se në sistemin e drejtësisë duhet të bëhen risi të caktuara, atëherë e gjithë shoqëria do ta ketë të qartë se cili është dallimi mes ndryshimit revolucionar dhe  mosdënimit”, shprehet prokurorja në PSP Lençe Ristovska. 
 
Por profesori nga universiteti i Vjenës Vedran Xhihiq, thotë se  një pjesë e madhe e proceseve nuk janë tipike vetëm për Maqedoninë ose Ballkanin. 
 
“Në  nivel evropian dhe në  Ballkanin perëndimor, institucionet zëvendësohen me personalitete, spektakle, me egoizëm dhe kjo I zbraz institucionet nga domethënia e tyre demokratike”, shprehet profesori nga universiteti i Vjenës Vedran Xhihiq.
 
Panelistët thanë seBallkani si gjithë Europa, për momentin jeotn në kohën kur kërkohen zgjidhje të thjeshta  për probleme të ndërlikuara, dhe kjo metodë sigurisht që nuk funksionon.
 
Gjithsesi sipas tyre, vlerat europiane sigurisht që nuk janë ide e humbur, vetëm kanë pësuar një margjinalizim të përkohshëm.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU