Botë

Një i vdekur nga tërmeti në Kinë

26.11.2016 18:55

Një person e humbi jetën sot gjatë një tërmeti me intensitet prej 6,5 ballëve sipas Shkallës së Rihterit që e goditi rajonin autonom ujgur Skinjang në pjesën veriperëndimore të Kinës...

Siç njoftoi agjencia kineze Ksinhua, njeriu ka vdekur kur gjatë dridhjes është rrënuar shtëpia në të cilën ka jetuar.
 
Tërmeti ka qenë në thellësi prej 12 kiloemtrash me epiqendër 170 kilometra nga qyteti Kashi, në afërsi të kufirit kinez me Taxhikistanin.
 
Autoritetet e Taxhikistanit dhe Pakistanit kumtuan se dridhja është ndjerë edhe në rajonet kufitare përgjatë kufirit me Kinën./mia