Botë
Zjarret në Izrael po përhapen drejt lagjeve hebraike në Bregun perëndimor
26.11.2016 19:21
Zjarret të cilat shkaktuan dëme serioze në Izrael, natën filluan të përhapen drejt lagjeve hebraike migruese në Bregun perëndimor...

Në territorin e Izraelit prej pesë ditësh po tërbojnë disa zjarre të fuqishme, përhapja e të cilave është[ ndihmuar nga periudha jashtëzakonisht e thatë dhe erërat e fuqishme.
"Mijëra banorë të lagjes Alamish, në afërsi të Rramallahut, u detyruan t'i braktisin shtëpitë e veta, ndërsa 45 shtëpi në lagje u shkatërruan apo dëmtuan nga zjarri", kumtoi një përfaqësues i policisë lokale.
Sipas të dhënave të policisë, numri i zjarreve të regjistruara të cilat filluan të martën, tejkalon shifrën 200.
Deri më tani nuk ka të dhëna për viktima, por zjarri shkatërroi dhjetëra shtëpi./mia
